Flori dhe Xeni befasojnë me postimet për njëri-tjetrin


Gazeta Express
10 Tetor 2019 16:13

Flori Mumajesi ka bërë një postim për këngëtarin e muzikës popullore, Shkelzen Jetishi – Xenin.

Kantautori nga Shqipëria, Flori Mumajesi ka postuar një foto të tij me Xenin, ku shihen të përqafuar me njëri-tjetrin e duke qeshur.

Kantautori ka shkruar në fotografi “Shpirt njeriu”, duke e etiketuar Xenin, shkruan Gazeta Express.

Nuk dihet pse Flori ka vendosur pikërisht këto ditë të postojë këtë foto me Xenin, por mund të jetë ndonjë bashkëpunim në të cilin po punojnë dyshja, pasi që nuk e dinim se ekziston ndonjë miqësi mes tyre.

Ose, pas këtij postimi, mund të jetë vetë Xeni ai i cili mund t’i kërkojë Florit të bëjnë ndonjë këngë bashkë.

flori mumjaesi xeni

Edhe Xeni ka postuar të njëjtën fotografi, duke i thënë ‘shoku’ këngëtarit Flori Mumajesi.

“Me shokun”, ka shkruar Xeni në foton ku duket se janë takuar në një dasmë apo mbrëmje muzikore.

View this post on Instagram

Me shokun…

A post shared by Shkelzen Jetishi – Xeni (@jetishishkelzen) on

E duket se Flori i ka mirë punët me një nga këngëtarët e muzikës shqipe, pas bujës që ka bërë ‘zënka’ e tij me këngëtarin e dashur, Sabri Fejzullahu./Gazeta Express/

Flori i reagon Sabrisë pas deklaratës në #gjesi: Pse kapesh me mu?

#gjesi: “Kafja Express” me Sabri Fejzullahun

Te fundit


Kthehu lart