Florentino Perez: 19 vjet që kur u bë president i Real Madridit


Gazeta Express
19 Korrik 2019 16:08

19 vjet kanë kaluar që kur Florentino Perez u bë për herë të parë president i Real Madridit, edhe pse karriera e tij si kreu i klubit madrilen e pati një pushim trevjeçar e katër muaj, para se të kthehej sërish në këtë pozitë në vitin 2009.

Presidenti aktual e ka formësuar klubin madrilen dhe, po të mos kishte qenë për të, klubi mund të mos i kishte pasur pesë titujt e Ligës së Kampionëve, apo të kthehej si lider edhe në botën e basketbollit, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Ai korrik i vitit 2000 filloi me prezantimin e Luis Figos në stadiumin “Santiago Bernabeu”, para se Claude Makelele dhe Flavio Conceicao t’i bashkoheshin lojtarëve si Raul, Fernando Hierro, Iker Casillas dhe Michel Salgado.

Një vit më vonë, Zinedine Zidane ishte transferimi i madh e pastaj erdhën David Beckham, Michael Owen, Sergio Ramos, Xabi Alonso, Karim Benzema, Kaka, Cristiano Ronaldo, Luka Modric, Gareth Bale, James Rodriguez, Keylor Navas, Thibaut Courtois dhe tani Eden Hazardi.

Gjatë këtij rrugëtimi të gjatë, 1.8 miliard euro janë shpenzuar dhe 24 tituj janë grumbulluar nga “Los Blancos”. Ata u ulën në fronin e mbretit të Evropës për një mijë ditë radhazi. Mbi të gjitha, është e pamundur ta injorosh atë për 18 triumfet e ekipit të basketbollit.

Florentino ia ka vendosur vetes qëllimin t’i marrë sërish titujt më të mëdhenj në Evropë. Tashmë veçse i ka shpenzuar afër 400 milionë euro dhe ka ende gjëra për t’u bërë, pasi që Zidane e do Paul Pogban.

Një tjetër revolucion ka filluar në “Santiago Bernabeu” dhe madje edhe shoqata bamirëse e klubit vazhdon të bëjë mjaft shumë punë për komunitetin. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart