Flora Brovina pas pak në Pressing, flet pas lajmit se fotografitë e luftës janë të rreme


Gazeta Express
16 Maj 2019 20:42

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Flora Brovina, do të flas pas pak ekskluzivisht në emisionin Pressing.

Sot gjatë ditës, deputetja Brovina, kishte ekspozuar disa fotografi, në të cilat pretendonte se janë pamje nga përdhunimi i grave gjatë luftës në Kosovë.

Ndërsa, më pas Gazeta Express, kishte zbuluar se fotografitë të cilat ajo i kishte shpalosur, në fakt janë pamje të marra nga disa faqe pornografike të Irakut.

Pritet që ajo ta jap reagimin e saj, mbi të gjithë këtë dramë që ka ndodhur sot gjatë ditës, në skenën politike të Kosovës. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart