Flet Zhegrova pasi ishte titullar për herë të parë me Baselin


Gazeta Express
13 Prill 2019 22:47

Ylli kosovar, Edon Zhegrova, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Instagram për ta komentuar paraqitjen e tij të parë si titullar për klubin zviceran Basel.

Edon Zhegrova u emërua në formacionin e parë të Baselit për herë të parë sot, kur luajti nga fillimi në barazimin pa gola kundër Grasshoper CLub Zurich, raporton Gazeta Express.

“Ishim të pafat sot. Do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe do të tentojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Zhegrova,  iu bashkua gjigantit zviceran në fillim të shkurtit nga klubi i tij Genk, ku do të qëndrojë i huazuar deri në 30 qershor. Baseli ka mundësinë për ta blerë kosovarin në përfundim të huazimit të tij, raporton Gazeta Express.

Por, që prej transferimit të tij, Zhegrova nuk ka luajtur shumë minuta, duke regjistruar vetëm tri paraqitje nga stoli, apo 38 minuta në total, ndërsa në dy ndeshje nuk ishte ftuar fare.

Ai u largua nga Genku, ku po ashtu nuk luante dhe ishte lënë jashtë skuadrës plot  15 herë, me qëllim që të gjente hapësirë në Basel dhe pikërisht këtë mundësi e pati sot, kur luajti për plot 75 minuta e pastaj u zëvendësua nga Valentin Stocker. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart