Flet për herë të parë pas akuzave kryeprokurorja speciale Katica Janeva. Mohon përfshirjen në zhvatje


Gazeta Express
23 Korrik 2019 13:48

Krokurorja Speciale, Katica Janeva sot për herë të parë pas akuzave për rastin “Reket” është paraqitur para opinionit vendor.

Ajo në pres konferencën e sotme ka theksuar se që nga zgjedhja e saj , jeta e saj ka qenë në shënjestër, dhe emri i saj është lakuar gjithmonë në mosmarrëveshjet partiake dhe partiake.

“Por gjithsesi u kyça për të mirën e vendit. Mirëpo thirrja për të shërbyer shtetit dhe të jesh në krye të një institucioni të tillë është nder i veçant.”Jam bartëse e funksionit publik dhe e kuptoj shqetësimin e të gjithë juve. Asnjëherë nuk jam ndjerë e përfshirë në rastin “reket”, u shpreh ajo.

“Me përgjegjësi e them se nuk e kam keqpërdorur pozitën time të cilën edhe për momentin e ushtroj. Ftoj institucionet që të hetojnë rastin deri në fund, asnjëherë se kam fshehur se njihemi me Boki 13 dhe se djali im ka qenë i punësuar në televizionin 1 TV”.- theksoi Katica Janeva në pres-konferencë për gazetarët.

Janeva ka theksuar se pret një procedurë gjyqësore të pastër dhe e gjitha të merr fund.

“E deponova dorëheqjen time, atëherë kur partitë ishin të gatshme të vendosin mbi Ligjin e PSP-së. Me deponimin e dorëheqjes time e vërtetoj se nuk kam asnjë mënyrë që të ndikojë në rastin “Reket”. PSP-ja është më e madhe dhe më e vlefshme se funksioni im, kjo Prokurori do të mbetet simbol i luftimit të krimit të organizuar dhe përfshirjen e elitës politike në krime të rënda dhe korrupsion. Jam e bindur se lëndët të cilat i ka trajtuar PSP-ja do të japin përgjigje se pse dikush nuk dëshironte që të rizgjedhim unë”, theksoi Janeva duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve në fund të pres konferencës/GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart