Flet Nuredin Ibishi, tregon se kur u ftua nga Gjykata Speciale


Gazeta Express
18 Tetor 2019 10:24

Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për ish-luftëtarin e UÇK-së, Nuredin Ibishi – Leka. Ai, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se intervistimi nga ana e Gjykatës Speciale, do të bëhet në mesin e muajit nëntor të këtij viti.

Ibishi ka thënë se “ashtu siç e kemi zhvilluar luftën për liri, ashtu edhe do të dalim faqebardhë edhe në këtë gjykatë”.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë, miq dhe familjarë,

Ju njoftoj se kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .

Ky intervistim do të bëhet në mesin e muajit Nentor 2019.

Si në shumë procese të deritashme, unë dhe bashkëluftëtarët e mi do të deshmojmë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe do mbetet e tillë.

Ashtu siç e zhvilluam luften për liri dhe triumfuam falë mbështetjes së popullit të Kosovës dhe ndihmës së Aleancës Ndërkombëtare të prira nga SHBA edhe kësaj radhe do të dalim faqebardhë.

Faleminderit për mbēshtetjen e vazhdueshme!

Te fundit


Kthehu lart