Flet noterja që ‘miratoi’ betimin e Arta Vorpsit si anëtare në Gjykatën Kushtetuese


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 16:06

Pas betimit të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar vetë noterja e cila ‘vulosi’ letrat që në mënyrë të argumentueshme anti-kushtetuese, i hapin rrugën Vorpsit drejt këtij institucioni kyç në vend. Noterja Miranda Xhemalçe theksoi se ka bërë vetëm detyrën e saj.

Teksa foli para mediave, noterja në fjalë pohoi se detyra e saj ligjore është që të legalizojë nënshkrimet në dokumente, sipas ligjit dhe dëshirës së qytetarëve.

Fatura

“Kam bërë vetëm detyrën time. Legalizova nënshkrimin e Arta Vorpsit. Detyra ime, të legalizoj nënshkrimet në dokumente. Kam zbatuar vetëm ligjin. Respektova ligjin për noterinë. Neni 65 germa ë me dha te drejtën te certifikoj çdo deklaratë që nënshkruhet në praninë time. Znj. Vorpsi u paraqit me një kartë identiteti dhe ne prani time nënshkroi një deklaratë qe e kishte hartuar jashtë zyrës sime.” – u shpreh noterja.

Deklarata qe noterizoi Vorpsi

Te fundit


Kthehu lart