Flet menaxheri: Lewandowski është 34 vjeç, dëshiron ta realizojë ëndrrën e tij - Gazeta Express
string(76) "flet-menaxheri-lewandowski-eshte-34-vjec-deshiron-ta-realizoje-endrren-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

23/05/2022 9:22

Flet menaxheri: Lewandowski është 34 vjeç, dëshiron ta realizojë ëndrrën e tij

Futboll

Gazeta Express

23/05/2022 9:22

Mbaron këtu raporti ndërmjet Robert Lewandowskit me Bayern Munichun.

Lexo Edhe:

Për a konfirmuar këtë është përkujdesur menaxheri i futbollistit polak, Pini Zahavi.

Sulmuesi polak është i vendosur për t’u larguar nga “Allianz Arena” edhe pse ka kontratë edhe një vit.

Dëshirë e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit është që ta provojë një eksperiencë të re në Barcelonë.

“Për Lewandowskin, Bayerni është tashmë një histori. E ka mundësinë të shkojë në një klub të cilin e ka ëndërruar gjithmonë (në Barcelonë). Nuk kishte asnjë propozim konkret nga ana e Bayernit për vazhdimin e kontratës. Ai dëshiron të largohet nga klubi pas 8 vjetësh. Është 34 vjeç dhe dëshiron ta realizojë ëndrrën e tij”, deklaroi Zagavi për mediumin gjerman “Bild”, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas tij, do të ishte e padrejtë nëse Bayerni mundohet ta ndalë lojtarin dhe t’ia mohojë atij dëshirën për t’u larguar.

Lewandowski ka fituar gjithçka me gjigantin bavarez dhe tash është i gatshëm për ta nisur një përvojë të re.

Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Barcelona.

Lewandowski është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë në dy vitet e fundit nga FIFA. /Gazeta Express/