Flet Bilall Kasami pas caktimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare


Gazeta Express
20 Tetor 2019 20:59

Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, pas takimit të liderëve ku u caktua data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për më 12 prill, tha se këtë gjë Lëvizja Besa e ka kërkuar tash e një kohë të gjatë.

Sipas tij, në asnjë moment nuk vihet në dyshim orientimi i qeverisë së re, duke aluduar në përmbushjen e reformave dhe vazhdimin e rrugës euro-atlantike.

“Ne në vazhdimësi kemi kërkuar zgjedhje të parakohshëm dhe me këtë vendim është moment i rëndësishëm që qytetarët të tregojnë orientimin e mëtejshëm. Në asnjë moment nuk duhet të vihet në pikëpyetje procesi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë, që më pas në Samitin e radhës të marrim edhe datën për negociata”, tha Kasami.

Te fundit


Kthehu lart