Flet avokatja e Qani Muçës: Arma ishte e punonjësit të IMT-së, i kanë vjedhur mijëra euro në ndërtesën e shembur - Gazeta Express
string(110) "flet-avokatja-e-qani-muces-arma-ishte-e-punonjesit-te-imt-se-i-kane-vjedhur-mijera-euro-ne-ndertesen-e-shembur"

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2022 8:43

Flet avokatja e Qani Muçës: Arma ishte e punonjësit të IMT-së, i kanë vjedhur mijëra euro në ndërtesën e shembur

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2022 8:43

Avokatja e Qani Muçës, 55 vjeçarit që plagosi punonjësin e IMT-së, Ilirjan Gavelli, dha një deklaratë për mediat pas lënies në burg të klientit të saj.

Avokatja tha se vendimi do të apelohej dhe shtoi se klienti i saj, Qani Muça kishte qenë në gjendje të rënduar në momentin kur kreu krimin i provokuar edhe nga punonjësit e IMT-së. Mes të tjerash ajo theksoi se arma ishte e vetë punonjësit dhe jo e autorit.

Lexo Edhe:

“Ngjarja ka ndodhur pa dashjen e klientit tim, nuk ka qenë e paramenduar, ka ardhur nga një situatë e rëndë psikike pasi po i prishej shtëpia dhe nga ana tjetër e provokuar edhe nga punonjësi i IMT-së. Ne kërkuam rikualifikimin e çëshjtes. Unë mendoj që gjykata në pamundësinë edhe të provave, vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit, por ne do ta ndjekim edhen ë Apel këtë çështje pasi ka dy elemente që duhej të merreshin parasysh.

Qani Muça e ka deklaruar edhe më herët, se arma e krimit, nuk ishte e tij por e punonjësit të IMT-së. Pra duhet të hapen kamerat dhe të shihet se klienti im nuk ka qenë me armë dhe se më herët ka qenë. Ai më tej ka deklaruar se punonjësit e IMT-së, i kanë vjedhur edhe një shumë parash rreth 80 mijë euro të cilat i ka pasur në ndërtesën që u shemb. Uprovokua nga punonjësi i IMT-së që i ka thënë se meqë nuk donte hyrje në pallat të rrinte mes katër rrugëve”-tha avokatja.