Flet avokati nga Peja që ia dogjën dy vetura, dyshon se zjarri ishte i qëllimshëm - Gazeta Express
string(80) "flet-avokati-nga-peja-qe-ia-dogjen-dy-vetura-dyshon-se-zjarri-ishte-i-qellimshem"

Lajme

Liridonë Çeta

25/01/2021 13:01

Flet avokati nga Peja që ia dogjën dy vetura, dyshon se zjarri ishte i qëllimshëm

Lajme

Liridonë Çeta

25/01/2021 13:01

Mbrëmjen e së dielës, dy vetura në Pejë janë përfshirë nga zjarri. Zjarrvënia po dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërkaq veturat i përkasin një avokati. Express sjell detaje nga ky rast

Dy veturat e avokatit Mustafë Kastrati nga Peja, janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës.

Lexo Edhe:

Zjarrvënia po dyshohet të jetë e qëllimshme, por avokati ka deklaruar për Express se deri më tani nuk ka dyshime se kush mund ta ketë shkaktuar zjarrin.  

“Dyshohet se është e qëllimshme, por Policia është duke i hetuar rastet. Janë përfshi, por e kemi fikur zjarrin. S’kam kurrfarë dyshimi në askënd. Lëndime nuk ka pasur, vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Kastrati.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Pejës tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Këtë e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Për ketë rast në koordinim me Policinë e Kosovës jemi në fazën e identifikimit të personit apo personave të dyshuar për zjarrvënien e dy veturave. Lidhur me këtë çështje nuk mund të japim me shumë informata në ketë fazë”, ka deklaruar Nikçi.

Ndërkaq, nga Policia e Pejës kanë deklaruar për Express se rasti ka ndodhur në rrugën “Mulla Agani” në Pejë.

“Më 24.01.2021, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Mulla Agani” janë duke u djegur dy vetura. Pronari ka arritur ta lokalizojë zjarrin, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova./GazetaExpress/