Flasin kinezët në Tiranë, ankohen për rrënie të shitjeve - Gazeta Express
string(55) "flasin-kinezet-ne-tirane-ankohen-per-rrenie-te-shitjeve"

Gazeta Express

26/02/2020 21:02

Flasin kinezët në Tiranë, ankohen për rrënie të shitjeve

Gazeta Express

26/02/2020 21:02

Në Tiranë jetojnë rreth 300 shtetas kinez, një pjesë e të cilëve punojnë në tregun e Medresesë.

Ora News ishte pranë tyre për të parë sesi ka ndikuar koronavirusi në këtë komunitet.

Lexo Edhe:

Në atë që njihet si tregu i Medresesë, janë rreth 20 biznese ku punojnë qytetarë kinez.

Një pjesë e tyre janë mbyllur pasi kinezët nuk janë kthyer. Ata që kanë mbetur këtu nuk flasin para kamerave, por thonë se rastet e paragjykimit nuk kanë munguar.

Valterin, një tregtar që bashkëpunon prej 7 vitesh me tregtarët kinez.

Ai thotë se koronavirusi e ka dëmtuar drejtpërdrejtë biznesin e tij.

“Të gjithë tregtarët kinezë apo shqiptarë është periudha që marrin furnizime në Kinë, por pothuajse prej 2 muajsh janë pezulluar. Nuk ka prurje, nuk ka furnizim”

Vetëm nga stafi i tij, 4 kinezë mungojnë.

“Për stafin që unë jam janë 4 kinezë”

Ky tregtar kinez, që ndodhet në Shqipëri pa familjen, përpiqet të shpjegojë se koronavirusi nuk paraqet rrezik për vendin tonë.

Kur e pyesim për episodin më të vështirë të këtyre ditëve, përgjigjet kështu.

“Episodi më i keq është kur ti e ofendon atë tjetrin, duke thënë që ja koronavirusi. Ne po jetojmë me kinezë, fakti që i ra një tragjedi e tillë nuk do të thotë që ti paragjykojmë”