Flamurtari – Llapi, ndeshja kryesore e sotme në IPKO Superligë


Gazeta Express
23 Shtator 2019 11:12

Xhiroja e gjashtë e IPKO Superligës do të mbyllet sot me tri ndeshjet që do të fillojnë në orën 15:00. Dueli kryesor i ditës së sotme do të jetë ai në mes të Flamurtarit dhe Llapit

Flamurtari dhe Llapi do të përballen në ndeshjen kryesore të ditës së sotme në xhiron e gjashtë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Express.

Të dyja ekipet janë në kërkim të pikëve, për t’u ngritur në tabelë.

Aktualisht, Kuqezinjtë kanë 7 pikë e llapjanët një më shumë.

Ky është një tjetër ballafaqim me interes dhe fituesi pritet të jetë i paqartë deri në fund.

Ballkani ndërkohë shihet favorit ndaj Vushtrrisë së pafuqishme.

Kurse, dueli i fundit i sotëm do të jetë ai në mes të Ferizajt dhe Drenicës. /Gazeta Express/

IPKO Superliga – Java e gjashtë

E hënë 15:00 Ballkani – Vushtrria

E hënë 15:00 Flamurtari – Llapi

E hënë 15:00 Ferizaj – Drenica

Te fundit


Kthehu lart