Flamurtari i fortë për Dukagjinin, Vushtrria e mposhti Ferizajn


Gazeta Express
15 Shtator 2019 17:54

Xhiro e katërt në Superligën e Kosovës ka përfunduar me ndeshjet Flamurtari – Dukagjini dhe Ferizaj vs Vushtrria.

Flamurtari mori pikët e plota në shtëpi duke e mposhtur 2-0 Dukagjinin, me golat e Festim Krasniqit dhe Danin Talloviq.

Me këtë fitore, Flamurtari ka shkuar në kuotën e shtatë pikëve dhe gjendet në pozitën e pestë.

Në xhiron e katërt, fitore ka marrë edhe Vushtrria, që e mposhti në udhëtim Ferizajn.

Golin e vetëm e shënoi Ygor Vinicius në minutën e 34’.

Për Vushtrrinë, kjo është fitorja e parë në Superligë dhe ka shkuar në kuotën e katër pikëve. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart