Flamuri rus në Kalanë e Zveçanit: Kjo është përgjigje ndaj Vuçiqit - Gazeta Express
string(65) "flamuri-rus-ne-kalane-e-zvecanit-kjo-eshte-pergjigje-ndaj-vuciqit"

Flamuri rus në Kalanë e Zveçanit: Kjo është përgjigje ndaj Vuçiqit

Gazeta Express

29/09/2020 19:51

Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Marko Jakshiq, njofton se në Kalanë e Zveçanit është vendosur flamuri i Rusisë.

Jakshiq në një shkrim në Facebook thotë se, kjo është një përgjigje ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, lidhur me iniciativën për ta emëruar Liqenin e Ujmanit në Liqeni Trump.

Lexo Edhe:

“Flamuri i Federatës Ruse në Kalanë Zveçanit. Më duket se kjo është një përgjigje ndaj Vuçiqit, i cili tha se iniciativa për Liqenin Trump erdhi nga popullata e veriut të Kosovës”, ka shkruar Jakshiq.

Ndryshe, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte thënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që Liqeni i Ujmanit, të quhet Liqeni Trump.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mirëpritur propozimin e Grenelli për riemërtimin e Ujmanit, duke shtuar se kjo do të ndodhë në shenjë nderimi për kontributin e presidentit Trump, për arritjen e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se, Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Uashington kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.