Flakët shkrumbojnë ullishtën e Elbasanit, Meta apel institucioneve: Ndërprisni pushimit, mbroni këtë pasuri natyrore - Gazeta Express
string(113) "flaket-shkrumbojne-ullishten-e-elbasanit-meta-apel-institucioneve-nderprisni-pushimit-mbroni-kete-pasuri-natyrore"

Flakët shkrumbojnë ullishtën e Elbasanit, Meta apel institucioneve: Ndërprisni pushimit, mbroni këtë pasuri natyrore

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2022 22:45

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas zjarrit që ka përfshirë kurororën e ullishteve në Elbasan.

Lexo edhe: Zjarr edhe në Elbasan, banorët tentojnë t’i shuajnë flakët me mjete rrethanore

Lexo Edhe:

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se shteti duhet të ngrihet në këmbë për të mbrojtur këtë pasuri natyrore.

Postimi i Metës:

Kurora e gjelbërt e Elbasanit, pasuri publike natyrore, vazhdon për orë të tëra të shkrumbohet nga zjarri, papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore.

Megjithë alarmet e ngritura asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë.

Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!

/Gazeta Express