Fjolla Morina në arrest shtëpiak, Fifi i shkon në konak në Kukës - Gazeta Express
string(63) "fjolla-morina-ne-arrest-shtepiak-fifi-i-shkon-ne-konak-ne-kukes"

Fjolla Morina në arrest shtëpiak, Fifi i shkon në konak në Kukës

Gazeta Express

01/10/2020 10:28

Prej 22 shtatorit Fjolla Morina qëndron e izoluar në një shtëpi në Kukës pas caktimit të masës “arrest shtëpie” për shkak se u kap me 2 pistoleta në kufirin e Shqipërisë.

Mediat kanë publikuar foto e video të ndryshme nga shtëpia ku këngëtarja po kalon izolimin dhe në to ajo shfaqej shumë e qetë.

Lexo Edhe:

Ndërkohë ditën e djeshme kolegia e Fjollës, Fifi, ka shkuar për një vizitë në këtë shtëpi duke treguar se do i qëndroj pranë mikes së saj në çdo moment.

Fifi ka publikuar në Instagram një video shumë emocionuese, në të cilën Morina shihet duke komunikuar përmes celularit me vajzën e saj të vogël, Alayah.

Fjolla duket shumë e prekur nga videoja, ndërkohë që përpiqet të argëtojë të bijën.

“Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi.