string(73) "fjalosje-mes-dy-personave-ne-peje-njeri-e-nxjerr-armen-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2024 11:50

Fjalosje mes dy personave në Pejë, njëri e nxjerr armën- Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

27/08/2024 11:50

Policia në Pejë ka njoftuar se dje gjatë një fjalosje mes dy personave, njëri prej tyre e ka nxjerrë armën e zjarrit.

Atij i janë sekuestruar një armë, një karikator dhe 30 fishekë.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 26.08.2024, rreth orёs 09:30, ёshtё njoftuar se nё rrugën “Mehmet Gradica”, nё Pejё, ka ndodhur njё mosmarrëveshje mes dy personave, personi i dyshuar gjatё fjalosjes ka nxjerrë armen e zjarrit.

Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, gjatё bisedёs me personin e dyshuar i njëjti pranon se posedon edhe armё, i dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё kontrollit janё sekuestruar:

 Njё (1) Armё pistoletё me gas ISSC cal:9mm

 Njё (1) karikator i sё njejtёs armё

 Tridhjetё (30) fishekё cal:9mm

I dyshuari pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit lirohet nё procedurë tё rregullt.