"Fjalimi i Shaip Kamberit në Parlamentin e Serbisë, një prej më të mirëve në histori" - Gazeta Express
string(82) "fjalimi-i-shaip-kamberit-ne-parlamentin-e-serbise-nje-prej-me-te-mireve-ne-histori"

“Fjalimi i Shaip Kamberit në Parlamentin e Serbisë, një prej më të mirëve në histori”

Gazeta Express

01/11/2020 19:37

Së fundi në Kuvendin e Serbisë, politikani shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, mbajti një fjalim për retorikën politike për deputetët dhe të gjithë opinionin publik serb dhe europian.

Në një editorial të botuar në portalin sandzacke.rs, fjalimi i shqiptarit konsiderohet si njëri prej fjalimeve më të mira në histori.

Lexo Edhe:

Kamberi kërkoi që Serbia të pranojë të kaluarën e saj dhe të hedh sytë nga e ardhmja, duke bërë thirrje për ndihmë në kërkimin e të pagjeturve nga lufta në Kosovë.

Kamberi foli edhe për të drejtat e munguara të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e të cilat janë të garantuara me Kushtetutën e Serbisë dhe po ashtu përmendi edhe të drejtat e minoriteteve tjera pakicë në Serbi, të cilat po ashtu lënë shumë për të dëshiruar për një shtet që dëshiron antarësimin në BE.

“Ky fjalim do të mbahet mend, gdhendet dhe përfshihet në antalogjinë botërore si fjalimi më i mirë politik i mbajtur në kuvendit e një shteti”, thuhet në editorial.

“Fjalimi nuk është thirrje për urrejtje ndaj asnjë kombi, sic mundohen ta paraqesin disa tabloide dhe medie televizive”

“Shqiptarët në Republikën e Serbisë kanë një lider për të cilin mund të mburren, dhe Republika e Serbisë ka një politikan të mençur shqiptar i cili nuk duhet të nënvlerësohet, refuzohet apo të shihet me përbuzet, por është i hapur për bisedim dhe mund të negociohet me të me respektin më të madh”, thuhet ndër të tjera. /Express/