Fjalimi historik i deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë i titruar në gjuhën shqipe - Gazeta Express
string(86) "fjalimi-historik-i-deputetit-shqiptar-ne-kuvendin-e-serbise-i-titruar-ne-gjuhen-shqipe"

Gazeta Express

29/10/2020 21:34

Fjalimi historik i deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë i titruar në gjuhën shqipe

Gazeta Express

29/10/2020 21:34

Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, parti kjo opozitare në kuvendin e Serbisë, dha një fjalim i cili po cilësohet si historik nga figura të ndryshme politike.

Kamberi përgjatë ditës së djeshme, në periudhën kur po formohej Qeveria e Re e Serbisë, tha në kuvendin e vendit se zgjedhjet e mbajtura në qershor prodhuan pushtet totalitar, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tutje, ai ka thënë se presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq, është vetë shteti, vetë kryeministri e vetë qeveria e parlamenti.

“Një parlament të tillë nuk ka arritur ta krijojë as Millosheviqi. Por, ja që z. Vuçiq dhe z. Daçiq po dëshmohen më efikasë se baballarët e tyre ideopolitik. Ky koalicion i përbërë mes mes të ashtuquajturve E djathta e qendrës dhe E majta e qendrës ka prodhuar pushtetin më totalitar të Serbisë post-socialiste”, ka deklaruar ai përgjatë fjalimit.

Radio Evropa e Lirë e ka mundësuar të titruar në gjuhën shqipe fjalimin e tij: