Fjalët përfundimtare për ngjarjet e 27 prillit do të mbahen më 1 korrik - Gazeta Express
string(71) "fjalet-perfundimtare-per-ngjarjet-e-27-prillit-do-te-mbahen-me-1-korrik"

Ballina

Gazeta Express

25/06/2021 11:16

Fjalët përfundimtare për ngjarjet e 27 prillit do të mbahen më 1 korrik

Ballina

Gazeta Express

25/06/2021 11:16

Gjykata Themelore Penale Shkup sot bëri të ditur se fjalët përfundimtare për lëndën lidhur me ngjarjet e 27 prillit do të mbahet më 1 korrik.

“Për shkak të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare të cilat e ndjekin punën e gjykatës, e njoftojmë opinionin se seanca kryesore për lëndën lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e RVM-së, ku është paraparë të jenë fjalët përfundimtare, pas dakordimit paraprak me palët do të mbahet më 01.07.2021 në orën 10.00”, theksohet në kumtesë.

Lexo Edhe:

Ndryshe, të akuzuar për këtë rast janë ish-kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.