Fjalët e para të Tuchel si trajner i Chelseat - Gazeta Express
string(45) "fjalet-e-para-te-tuchel-si-trajner-i-chelseat"

Fjalët e para të Tuchel si trajner i Chelseat

Futboll

Gazeta Express

26/01/2021 19:28

Tashmë është zyrtare. Thomas Tuchel është emëruar trajneri i “Bluve të Londrës”, pas shkarkimit të Frank Lampard.

Ishi i Borussia Dortmundit dhe Paris Saint Germainit ka nënshkruar kontrata 18 muajsh me Chelsean me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Lexo Edhe:

Ai është i lumtur që i është dhënë mundësia të drejtojë një skuadër si Chelsea në ligën, sipas tij, më emocionuese në futboll.

“Të gjithë kemi respektin më të madh për punën e Frank Lampard dhe trashëgiminë që ai krijoi në Chelsea. Në të njëjtën kohë, mezi pres të takoj ekipin tim të ri dhe të garoj në ligën më emocionuese në futboll. Jam mirënjohës që tani jam pjesë e familjes Chelsea – është diçka e mahnitshme!”, tha ai.

Tuchel ishte i lirë tash e disa javë, pasi u shkarkua nga PSG-ja. /Gazeta Express/