Fitore kontroverse Real Madridit në Betis - Gazeta Express
string(41) "fitore-kontroverse-real-madridit-ne-betis"

Fitore kontroverse Real Madridit në Betis

Gazeta Express

26/09/2020 23:07

Real Madridi mezi ka arritur fitore në Real Betis ku ka fituar me rezultat 2-3. Ishte një ndeshje kjo më shumë kthesa nga të dyja skuadrat por që skuadra e Zidane kthehet në shtëpi me fitore

Real Madridi e ka marrë fitoren e parë në La Liga këtë sezon duke e mposhtur me rezultat 2-3 Real Betisin.

Lexo Edhe:

Federico Valverde do të shënonte golin e parë për Realin në minutën e 14 të ndeshjes me asistimin e Karim Benzema.

Real Betis do ta barazonte rezultatin në minutën e 35-të duke barazuar kështu rezultatin në 1-1 derisa dy minuta më vonë Betis do ta përmbyste Realin.

Me të filluar pjesa e dytë Real Madridi do të barazonte pas një autogoli të Emerson.

Mirëpo, Real Madrid do ta fitonte ndeshjen pas një penalltie tepër të dyshimte, gjë që me siguri do të shkaktojë debat në Spanjë.

Penalltia u shkaktua në minutën e 81-të dhe mund të quhet penalltia më kontraverse e akorduar në histori të futbollit.

Atë në gol e shndërron Sergio Ramos në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, Real ngritët në vendin e pestë me katër pikë. /GazetaExpress/