Fiton lotarinë me numrat që i kishte parë në ëndërr


Gazeta Express
13 Maj 2019 18:50

Paguhet që të keni ëndërra të mëdha.

Një njeri në Australi ka fituar 1 milion dollarë duke përdorur numrat që i kishte parë në një ëndërr…para më shumë se një dekade.

TaattsLotto tha në një deklaratë që burri që është në të dyzetatë po që dëshiron të mbetet anonim, fitoi paratë të mërkurën.

“Kam luajtur mëe këto numra që 13 vjetë. I kisha parë në një ëndërr një natë, ato u shfaqën në ëndërrën time”, tha personi në një deklaratë të lëshuar nga lotaria.

Ai kishte shkruar numrat menjëherë pas ëndrrës dhe i ka luajtur që nga ajo kohë.

“E dija që do vinte dita kur do i shihja këto numra në televizor. Nuk u dorëzova kurrë”, shton ai.

Numrat fitues të mërkurën ishin 35, 26 10, 36, 16, 22 si dhe shtesat 27 dhe 32.

Burri u konfirmua që fitoi nga lotaria këtë të hënë. Ai erdhi me tiketën fituese dhe tërhoqi paratë.

“Pashë tiketën time online dhe e zbulova lajmin e mirë. Isha i shokuar. Më duhej kohë që të merrja vetën” tha tutje ai.

Edhe përkundër fitimeve të mëdha ai përsëri ka dalur në punë të hënën dhe nuk do heq dorë nga luajtja e lotarisë.

“Ky është çmimi më i madh deri tani. Këta janë numrat e mi me fat dhe unë do vazhdj të i luaj ata”, tha për fund milioneri i ri./Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart