Fiton Kosova, lajmërohet Atifete Jahjaga


load
Gazeta Express
15 Tetor 2019 0:55

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ishte bërë pjesë e rrjeteve sociale pasi që kishte gabuar ndeshjen e Kosovës me Ishujt Faroe me Azerbajxhanin në Facebook

Por, sot Presidentja duket se e ka marrë mësimin nga herën e kaluar dhe nuk ka gabuar.

Në një status në Facebook, ish Presidentja ka shkruar për fitoren e Kosovës dhe futbollistet që sipas saj kanë treguar shpirt luftarak. /GazetaExpress/

Postimi i Jahjagës

“Fitore! Shpirt luftarak! Punë e shkëlqyeshme ekipore! Ekipi ynë kombëtar në futboll po vazhdon me hapa të sigurt, gol pas goli, rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian 2020.

Fitorja 2: 0 ndaj Malit të Zi erdhi në një atmosferë të zjarrtë e cila mbizotëroi sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Lojë e paharrueshme!

Kombëtarja jonë, krenaria jonë. Bravo djema!

Te fundit


Kthehu lart