Fitojnë thellë Partizani, Skënderbeu, Teuta e Kukësi, mposhten Laçi dhe Flamurtari - Gazeta Express
string(79) "fitojne-thelle-partizani-skenderbeu-teuta-e-kukesi-mposhten-laci-dhe-flamurtari"

Fitojnë thellë Partizani, Skënderbeu, Teuta e Kukësi, mposhten Laçi dhe Flamurtari

Gazeta Express

28/05/2020 12:55

Fitore të thella të skuadrave të Kategorisë Superiore por edhe rezultate surprizë në 10 ndeshjet miqësore që u zhvilluan ditën e mërkurë.

Tirana mposhti 3-2 Vorën, sfidë në të cilën realizoi Ngoo me penallti dhe Dunga dy herë. Partizani dhuroi spektakël ndaj Turbinës pasi fitoi me shifrat 8-1 ku Bardhi shënoi dy herë ndërsa festuan edhe Cara, Çinari, Telushi, Solomon, Llanaj e Brown.

Lexo Edhe:

Sukses të lehtë arriti dhe Kukësi ndaj Sopotit në Librazhd me rezultatin 0-3, ndeshje në të cilën spikati Vasil Shkurtaj me 2 gola. Dhuroi spektakël edhe Skënderbeu që në kompleksin Tropikal “theu” me shifrat 4-1 Dinamon me Blerim Krasniqin që realizoi një dygolësh ndërsa gjetën rrugën e rrjetës edhe Jashanica e Pusi.

Me rezultatin e thellë 4-0 triumfoi edhe Teuta përballë Erzenit falë dy golave të Rubin Hebajt dhe finalizimeve të Kallakut dhe Kapllanit.

Ndërkohë Laçi u mposht në Lezhë nga Besëlidhja me rezultatin minimal 1-0, ashtu siç u mposht Flamurtari në Vlorë me rezultatin 0-1 nga Oriku.

Ndërmjet sfidave mes ekipeve të Kategorisë së Parë Apolonia u mposht me rezultatin 1-2 nga Egnatia ndërsa Tërbuni u thye me shifrat 3-4 nga Korabi.

Ndërkohë u ndërpre përfundimisht në minutën e 24-t sfida mes Luftëtarit dhe Këlcyrës, për shkak të ndërhyrjeve të ashpra të lojtarëve miq. Gjirokastritët nuk e pranuan diçka të tillë dhe u tërhoqën nga kjo sfidë. /SS/