Fitojnë Gjermania dhe Holanda, Ramsey kualifikon Wales


Gazeta Express
19 Nëntor 2019 22:53

Gjermania, Holanda dhe Belgjika e kanë mbyllur me goleada fushatën kualifikuese për në “Euro 2020”.

Në Grupin C, “Pancerat” shkatërruan 6-1 Irlandën e Veriut me 3 gola të Gnabry, dy të Goretzka-s dhe një të shënuar nga Julian Brandt.

Në këtë grup në vendin e dytë renditet Holanda që mundi 5-0 Estoninë me 3 gola të shënuar nga Georginio Wijnaldum, një nga Nathan Ae dhe një nga Boadu.

Në Grupin I, Belgjika shkatërroi 6-1 Qipron me dy gola te De Bruyne, dy te Benteke, një të Carrasco dhe një autogol i Christofi.

Wales ndërkohë u bë skuadra e 20-të që siguroi kualifikimin pasi mundi pastër 2-0 Hungarinë, me dy gola të shënuar nga Aaron Ramsey.

Te fundit


Kthehu lart