Fitojnë Barcelona e Juventusi, vendi i parë në grup përcaktohet në Camp Nou - Gazeta Express
string(74) "fitojne-barcelona-e-juventusi-vendi-i-pare-ne-grup-percaktohet-ne-camp-nou"

Futboll

Gazeta Express

02/12/2020 22:56

Fitojnë Barcelona e Juventusi, vendi i parë në grup përcaktohet në Camp Nou

Futboll

Gazeta Express

02/12/2020 22:56

Bacelona e ka mundur me rezultat 0-3 Ferencvarosin në Puskas Arena. Griezman, Braithwait dhe Dembele shënuan në këtë ndeshje. Fitore ka shënuar edhe Juventusi ku ka mposhtur në Torino Dynamon e Kievit. Fituesi i Grupi G do të dihet të martën e ardhshme në ndeshjen Barcelona – Juventus

Ferencevaros-Barcelona 0-3

Lexo Edhe:

Barcelona e ka mposhtur në Puskas Arena pa problem skuadrën e Ferencevaros për të vazhduar 5 ndeshje pa asnjë humbje në Ligën e Kampionëve. Goli i parë për Barcelonën erdhi në minutën e 14-të dhe atë e shënoi Antoine Griezman, një gol të bukur me thembër. Në minutën e 20-të gol shënoi Braithëaite me asistimin e Dembele kurse ky i fundit do të shënonte edhe golin e fundit të pjesës së parë nga penalltia në minutën e 28. Në pjesën e dytë, Barcelona bëri disa ndryshime dhe Ferencvaros nuk arriti që të bëj diçka më shumë në këtë ndeshje. Barcelona prin në Grupin G me 15 pikë, ku nga 5 ndeshje ka 5 fitore.

Juventus-Dinamo Kiev 3-0

Juventusi ka shënuar fitore të lehtë sonte në Torino ku ka mposhtur Dinamon e Kievit. Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 21-të dhe atë e shënoi Chiesa. Me rezultat 1-0 do të përfundonte pjesa e parë. Në pjesën e dytë Juventus do të shënonte edhe dy gola. Goli i parë erdhi në minutën e 57-të nga Cristiano Ronaldo kurse Morata shënoi në minutën e 66-të. Juventusi është në vendin e dytë me 12 pikë në Grupin G. Ndeshja e fundit kundër Barcelonës në Camp Nou që do ta zhvillojë Juventusi do të përcakton edhe fituesin e këtij grupi. /GazetaExpress/