Fitoi lotarinë amerikane, por u arrestua sapo doli nga ambasada se gënjeu për shkollën, çfarë ndodhi sot me Agron Selmanin


Gazeta Express
24 Gusht 2019 16:40

Do të vazhdojë të qëndrojë në burg 41-vjeçari Agron Selmani, i cili u arrestua për mashtrim dhe falsifikimin e diplomës.

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Selmanin i cili ran ë pranga sapo doli nga Ambasada Amerikane, ku ishte paraqitur për të dhënë intervistën për të marrë vizën.

Ishte Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS që zbuloi se mes dokumenteve që kishte dorëzuar për të marrë vizën përmes lotarisë, Selmani kishte edhe një diplomë të shkollës së mesme “Jordan Misja” në Shkodër.

Diploma rezultoi se ishte false, pasi Selmani nuk kishte qenë asnjëherë në këtë shkollë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart