Firmosën për shembjen e Teatrit Kombëtar, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje 3 specialistë të ndërtimit - Gazeta Express
string(103) "firmosen-per-shembjen-e-teatrit-kombetar-prokuroria-e-tiranes-merr-ne-pyetje-3-specialiste-te-ndertimit"

Firmosën për shembjen e Teatrit Kombëtar, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje 3 specialistë të ndërtimit

Gazeta Express

28/05/2020 14:25

Prokuroria e Tiranës ka thirrur këtë të enjte tre specialistët e Institutit të Ndërtimit, për t’i marrë në pyetje lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Tre specialistët përpiluan akt-ekspertizën dhe dolën në përfundimin se godina e teatrit duhej shembur.

Lexo Edhe:

Ata u kallëzuan në Prokurori nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit më 15 maj vetëm dy ditë para se godina të shembej në orën 4:30 të mëngjesit të 17 majit.