Fiorentina e mund Napolin, Gattuso vazhdon me rezultate negative - Gazeta Express
string(63) "fiorentina-e-mund-napolin-gattuso-vazhdon-me-rezultate-negative"

Fiorentina e mund Napolin, Gattuso vazhdon me rezultate negative

Gazeta Express

18/01/2020 22:40

Pasi që humbi kundër Lazios javën e kaluar, Napoli ka pasur edhe një rezultat negativ. Skuadra e Gennaro Gattusos ka humbur në San Paolo kundër Fiorentinas me rezultat 0-2

Napoli assesi nuk po këndellët.

Lexo Edhe:

Skuadra e Gennaro Gattusos ka pësuar kundër Fiorentinas të cilët i kanë mundur me rezultat 0-2.

Fiorentina ishte më e mirë se skuadra vendase edhe në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë.

Chiesa shënoi golin e parë për mysafirët. Ishte një finalizim i mirë i italianit në minutën e 26-të pasi u asistua nga Marco Bennasi.

Në pjesën e dytë Fiorentina vazhdoi me presionin dhe arriti që të shënoi në minutën e 74-të.

Ishte një gol i bukur i Dusan Vlahovic në minutën e 74-të, për t’i dhënë epërsinë për 0-2 Fiorentinas.

Pas kësaj humbje, Napoli ende është në vendin e 11 me 24 pikë. Me kaq pikë poshtë tyre është skuadra e Fiorentinas por që ka golëdallim me të vogël se Napoli. /GazetaExpress/