Fiorentina e ka barazuar në 1:1 rezultatin kundër Interit, në një ndeshje çerekfinale të Kupës së Italisë, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në Giuseppe Meazza.
Martin Caceres shënoi me kokë pas një rivënie nga këndi në minutën e 60-të, raporton Gazeta Express.
Fituesi i këtij kalimi kalon në gjysmëfinale, ku e pret Napoli.