Finlanda mund ta zgjedhë për herë të parë një kryeministër të majtë -pas dy dekadave


Gazeta Express
14 Prill 2019 16:22

Partia Social Demokrate e Antti Rinne, është duke udhëhequr në sondazhe por partia nacionaliste finlandeze nuk është mjaftë mbrapa.

Finlanda mund ta zgjedhë për herë të parë pas dy dekadave një kryeministër të partisë së majtë, në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë të diel, ndërkohë që votuesit janë të shqetësuar për të ardhmen dhe sistemin e mirëqenies, dhe pranojnë rritjen e kostove të kujdesit në popullsinë që po plaket shpejtë.

Por nëse sondazhet janë të sakta, aftësia e Partisë Social Demokrate për të qeverisur, mund të varet nga mbështetja e Partisë së Finlandezëve (Finns party), një grup nacionalist me retorikë anti emigracion.

Një sondazh i mbikëqyrur nga televizioni publik Yle, tregoi se social-demokratët mund të dalin të parët, me 19% të votave, duke i dhënë mundësi, Antti Rinnes që të krijojë qeverinë.

Partia e Finlandezëve, është mjaftë afër sipas sondazhit, me 16.3% mbështetje, duke shënuar rënje drastike, që kur nga fillimi i vitit u publikuan disa skandale të abuzimit seksual të fëmijëve nga disa të huaj.

Partia social-demokrate, gjithsesi nuk e mbështet plotësisht emigracionin, por thotë se do i hapin dyert për emigrant të cilët ndikojnë që mosha mesatare e popullsisë së Finlandës të zvogëlohet.

Në këto zgjedhje, do të garojnë 19 parti, ku 8 prej tyre tashmë kanë ulëse në parlament. Gjithashtu pritet që edhe ambientalistët, Partia e Gjelbër, t’i mbledhë 12.2%, ndërsa pritet që ulëse në parlament të ketë edhe Partia Feministe.

Te fundit


Kthehu lart