Finalja e Superkupë së Spanjës: Messi rikthehet titullar për Barcelonën kundër Ahtletic - Gazeta Express
string(86) "finalja-e-superkupe-se-spanjes-messi-rikthehet-titullar-per-barcelonen-kunder-ahtletic"

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 20:39

Finalja e Superkupë së Spanjës: Messi rikthehet titullar për Barcelonën kundër Ahtletic

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 20:39

Lionel Messi është rikthyer në formacionin startues të Barcelonës për takimin finale kundër Athletic Club në Superkupën e Spanjës, duke e lënë prapa lëndimin e vogël si pasojë e të cilit mungoi në gjysmëfinale kundër Real Sociedadit.

Barcelona dhe Athletic takohen në stadiumin La Cartuja në Sevillë, duke filluar në orën 21:00, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Messi përkrah do t’i ketë Antoine Griezmannin dhe Ousmane Dembelen në vijën e sulmit.

Në mbrojtje, Serginho Dest është rikthyer titullar në krahun e djathtë, pasi mungoi në gjysmëfinale.

Ndërkohë, te Athletic Club është rikthyer Yeray Alvarez që mungoi kundër Real Madridit në gjysmëfinale.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Marc-Andre ter Stegen; Sergino Dest, Clement Lenglet, Ronald Araujo, Jordi Alba; Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Pedri; Ousmane Dembele, Lionel Messi, Antoine Griezmann.

Athletic Club: Unai Simon; Ander Capa, Inigo Martinez, Yeray Alvarez, Mikel Balenziaga; Oscar de Marcos, Dani Garcia, Unai Vencedor, Iker Muniain; Raul Garcia, Inaki Williams.