Filmreview / Fuqia e mendjes në politikë - Gazeta Express
string(38) "filmreview-fuqia-e-mendjes-ne-politike"

Filmreview / Fuqia e mendjes në politikë

Arte

Dritan Dragusha

19/05/2023 16:14

Përkitazi me filmin “Lincoln”, të regjisorit Steven Spielberg,

Dritan Dragusha

Lexo Edhe:

Politikanët që mbahen në mend, kryesisht janë ata të cilët gjatë pushtetit të tyre marrin vendime të cilat shenjojnë një epokë, që e ndajnë kohën, që e ridimensionojnë qëndrimin për një 6ështje të caktuar. Prandaj, historia politike botërore është e stërmbushur me politikan të harruar të cilët repetitohen vazhdimisht, por ka prodhuar shumë pak lider që kanë ndryshuar rrjedhën e histories. I tillë ishte Abraham Linkoln-i, i cili skllavrinë që konsiderohej si di6ka e zakonshme, e bëri problem të jashtëzakonshëm. Ishte ai që e nxori në sipërfaqe të keqen më të madhe që kishte prodhuar njerëzimi, e që të bardhët amerikanë e perjetonin si di6ka të natyrshme. Aq e natyrshme ishte bërë për ta sa që i skllavruari ishte shëndërruar në një send që flet.    

Abraham Linkoln-i ishte i vetëdijshëm që lufta një ditë do të përfundoj, por problemi i skllavërisë do të mbetet dhe mbase vetëm sa do të thellohej. Andaj, ai ishte këmngulës që të miratohej Amandamenti i 13 dhe për këtë ai nuk kurseu asnjë metodë. Gjithë kapacitetin e tij e vuri në shërbim të kësaj çështje. Pra, ai e dinte se nuk do të ketë liri, nuk do të ketë paqe pa suprimimin e skllavërisë dhe për këtë thoshte se: “Sa herë që ndëgjoj dikë duke argumentuar pro skllavërisë, ndjej një impuls të fortë për ta parë të provuar nga ai personalisht.

Filmi Lincoln, përveç që e shpalosë figurën komplekse të Abraham Lincoln-it (luajtur nga Daniel Day-Lwis në një performance të jashtëzakonshme), të Presidentit të 16, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjithashtu, paraqet edhe ngjarjet më të rëndësishme që rrodhën gjatë asaj kohe. Ky film e portretizon Lincoln-in si një mjeshtër në të bërit politikë, me sjellje të shkëlqyera, i aftë për të imponuar autoritetin e tij edhe atëherë kur nuk ka mbështetje të mjaftueshme. Një njeri sa miqësor, po aq enigmatik. Po ashtu, në këtë film vërejmë edhe një Lincoln i cili është i rraskapitur nga lufta dhe i rrënuar nga katastrofat që i ndodhin në jetën private.

Regjisori Steven Spielberg në filmin Lincoln na e shpalosë një nga ngjarjet me dramatike dhe njëkohësisht ndër me të lavdishmet të historisë amerikane. Lincoln-i sapo kishte fituar rizgjedhjen si President i Amerikës ku do të përballet me situata shumë komplekse. Lufta është kthyer në favor të Unionit, por Lincoln-i duhet të luftojë me një opozitë demokratike që e konsideronte atë si diktatori. Abraham Africanus, ishte nofka që i kishte vënë opozita për shkak të të ashtuquajturit Amandamentit i 13, me të cilin kishte për synim ta shfuqizoj skllavërin. Gjithashtu, ai përballej edhe me një ndarje të thellë fraksionare brenda Partisë Republikane. Mirëpo, duke pasur kurajo të madhe, një mendjemprehtësi dhe forcë morale, Lincoln-i do ta detyrojë kombin dhe qeverinë që ta kundërshtojnë skllavërinë, këtë damkë të zezë që e kishte pllakosur Amerikën dhe që të synojnë drejt një të mire më të lartë për të gjithë.

Filmi Lincoln, na e shpalosë një Amerikë e cila edhe përkundër Luftës Civile, dhe skllavërisë, gjenë fuqinë dhe guximin që të ballafaqohet me këto problem vetëm e vetëm për hirë të lirisë për secilin dhe pë të gjithë njëkohësisht. Ky film është imazhi dhe mesazhi më i fuqishëm që edhe sot e kësaj dite e përcjell Amerikën dhe jo vetëm. Prandaj, filmi Lincoln më shumë se sa për Abraham Lincoln-in flet edhe për vetë Amerikë, për besimin e saj të fuqishëm tek liria e secilit. Për këtë edhe vetë Lincoln-i e pohonte se: “Ata që ua mohojnë lirinë të tjerve, nuk e meritojnë atë për vete”.

/Gazeta Express