Filmi “Katër pilula gjatë natës” do të udhëtoj në tri festivale ndërkombëtare
Arte
Gazeta Express
17/08/2022 16:23
Filmi ‘Four pills at night”, prodhim i Katarzë, do të marrë pjesë në tri
festivale ndërkombëtare. Në festivalin ‘encounterssff, ‘fekk.festival’ në Lublanjë
dhe ‘silhouettefestival’ në Paris.
Me një film për të xhiruar në të ardhmen e afërt, një regjisor zhvillon më
shumë së një lidhje profesionale me aktorin e tij.
Katazë Films është themeluar në vitin 2018 nga Leart Rama në Prishtinë,
Kosovë. Është një shtëpi/platformë alternative filmike e fokusuar në
sjelljen e emocioneve përmes imazheve. Ai u frymëzua nga fjala greke
“katarsis”, e cila fjalë për fjalë përkthehet si një formë pastrimi
përmes një përvoje artistike.
Katarzë Films krijon filma artistikë, eksperimentalë dhe jofiction, video-fushatë, reklama, video muzikore dhe të tjera të këndshme vizualisht.