Filmi artistik “Vulë” fiton shtatë çmime ndërkombëtare - Gazeta Express
string(52) "filmi-artistik-vule-fiton-shtate-cmime-nderkombetare"

Arte

Gazeta Express

25/12/2020 22:00

Filmi artistik “Vulë” fiton shtatë çmime ndërkombëtare

Arte

Gazeta Express

25/12/2020 22:00

Filmi artistik “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini është shpërblyer me dy çmimet në edicionin e 14-të të “Ayodhya Film Festival”.

Çmimet ‘Filmi më i mirë i shkurtër’ dhe ‘Aktorja më e mirë’ – Jorida Sorra, shkuan për filmin ‘Vulë’ dhe regjisori është shprehur i lumtur që përveç filmit është vlerësuar edhe aktorja.

Lexo Edhe:

“Ndihem jashtëzakonisht mirë ku përpos filmit vlerësohen dhe aktorët.”

“Vulë” flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur. Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Ajo u shkarkua nga ambasada, dhe rastësisht, ata e shohin njëri-tjetrin në aeroport kur udhëtojnë për në Gjermani.

Për realizimit e filmit “Vulë” në të cilin janë bërë bashkë aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia ka dhënë mbështetjen e saj edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

“Vulë” deri më sot ka pasur premierë në Tiranë dhe Podgoricë. Ndërkaq gjatë muajit korrik të këtij viti “Vulë” shënoi edhe premierën e tij evropiane në festivalin e njohur italian BCT.

Kujtojmë që deri më tani filmi “Vulë” ka fituar 7 çmime.