Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një peticion në të gjitha komunat, nëpërmjet të cilit po kërkon zgjedhje të reja
Këtë peticion po kanë të drejtë ta nënshkruajnë qytetarët, derisa sipas VV-së, thuhet se deri më tani janë mbledhur 45 mijë nënshkrime online, ndërsa presin rritje të numrit të nënshkrimeve që po bëhen fizikisht në sheshet e qyteteve të vendit.
Por, kësaj nisme të kësaj partie politike, sot i është bashkangjitur edhe një polic kosovar me uniformë, fotografi të cilën e ka publikuar në rrjetin social Facebook një aktivist i VV-së.
E, i njëjti rast është duke u trajtuar, ka bërë të ditur Policia e Kosovës për Indeksonline.
“Policia e Kosovës e posedon këtë informacion dhe të njëjtin është duke e trajtuar”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Policisë.
Kujtojmë që Policia e Kosovës sipas një vendimi ka ndaluar përfshirjen e pjesëtarëve të saj në tema, postime e ngjarje që kanë të bëjnë me politikë, madje si pasojë disa policë janë suspenduar nga detyra.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...