Filloni ditën duke pirë lëngun me 4 përbërësit magjikë, efektet do t’i vëreni pas një jave


Gazeta Express
20 Qershor 2019 13:01

Lëngjet, që përmbajnë pemë apo perime janë një nga pijet më të shëndetshme, që ju mund t’i konsumoni. Nuk është gjithmonë e lehtë të marrësh sasinë e duhur të pemëve dhe perimeve që rekomandohet gjatë ditës, mirëpo me anë të blenderëve ju mund t’i përfshini edhe frutat edhe perimet e duhura në një pije të vetme.

Spinaqi, vaji i kokosit, bananja dhe gjysma e avokados, janë disa nga përbërësit më të shëndetshëm, që nevojitën për të krijuar një lëng të pasur me të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme. Filloni ta përdorni këtë lëng çdo mëngjes dhe do të vëreni efektet brenda 1 jave.

Lëngjet, që përmbajnë perime siç është spinaqi kanë përmbajtje të lartë të fibrave dhe proteinave të nevojshme për një shëndet të mirë. Spinaqi është një nga perimet me vlerat më të larta ushqyese. Ata kanë shumë pak kalori dhe në të njëjtën kohë përmbajnë sasi të lartë të fibrave, kalciumit dhe vitaminave A, C dhe K. Në anën tjetër bananja është një nga frutat më të pëlqyer nga të gjithë, dhe gjithashtu ka një numër të lartë të vitaminave dhe proteinave të nevojshme. /Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart