Fillon zyrtarisht edicioni i dhjetë i Anibarit në Pejë


Gazeta Express
16 Korrik 2019 19:56

Festivali ndërkombëtar i filmave të animuar sivjet do të mbajë edicionin e saj të dhjetë.

Festivali si gjithmonë do të mbahet në qytetin e Pejës, dhe këtë vit do të fillojë me 15 korrik dhe do të përfundojë me 21 korrik.

Këtë ediocion pritet të jena 300 filma të animuar, 15 programe speciale, 4 ëorkshope për të rinjë dhe 3 master-klasa si dhe pritet që këtë edicion të ketë mysafirë special po ashtu.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes kanë qenë edhe shumë fytyra publike.

Anibar është një festival i njohur ndërkombëtar ku filmat e animuar shfaqen në shumë vende brenda qytetit të Pejës. Pamje spektakulare të këtyre filmave shfaqen edhe në qiell të hapur në parkun e qytetit./Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart