Fillon shitja e biletave për përballjen Kosovë – Luksemburg


Gazeta Express
14 Gusht 2019 13:19

Kombëtarja e Kosovës në basketboll sonte do ta zhvillojë ndeshjen e radhës parakualifikuese për EURO2021.

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kosova do të luajë ndaj Luksemburgut, në kuadër të parakualifikimeve për EURO 2021, transmeton Gazeta Express.

Për ta përcjellë nga afër këtë përballje, biletat mund t’i blini me çmim 2 euro, sot afër Newborn-it.

Takimi i parë kishte përfunduar 88:80 në të mirë të Luksemburgut dhe basketbollistët e Kosovës janë përgatitur maksimalisht për të shënuar fitoren e parë në parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Tifozët e Kosovës “Dardanët” edhe një herë kanë konfirmuar se do të përkrahin lojtarët në fushë, siç i kanë përkrahur gjithmonë, derisa Kosova ka nevojë shumë për tifozët në këtë përballje.

Kosova sfidën e fundit e zhvillon të shtunën në udhëtim ndaj Britanisë së Madhe. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart