Fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Islandë - Gazeta Express
string(52) "fillon-shitja-e-biletave-per-ndeshjen-kosove-islande"

Fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Islandë

Gazeta Express

18/02/2020 12:09

Sot ka filluar shitja e biletave për ndeshjen mes ekipit kombëtar të Kosovës ne basketboll dhe Islandës, e cila është ndeshje parakualifikuese për Botërorin 2023.

Kosovën e pret përballja me Islandën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë me 20 shkurt në orën 19:00, para ndeshjes të 23 shkurtit si mysafire kundër Luksemburgut, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të këto dy ndeshjet të muajit mars janë të vlefshme për Grupin B të fazës parakualifikuese për Botërorin 2023, ku garon edhe Kombëtarja e Sllovakisë.

Për ta përcjellë përballjen mes Kosovës dhe Islandës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, të gjithë tifozët e interesuar mund të blejnë bileta qysh sot, në çmim prej 2 eurosh.

Biletat do të shiten te Newborn në Prishtinë sot prej orës 12:00 deri në orën 18:00. Nesër shiten te palestra në Rahovec prej orës 12:00 deri në 14:00 dhe te Shatërvani në Prizren prej orës 15:00 deri në orën 18:00. Ndërsa, të enjten shiten te Hotel Dukagjini në Pejë prej orës 11:00 deri në orën 15:00 dhe në shesh të Mitrovicës prej orën 15:00 deri në orën 17:00.

Dje Kosova i filloi stërvitjet e para për këto dy ndeshje para-kualifikuese për Botërorin 2023. Gjatë ditëve në vijim, stërvitjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të martën stërvitja do të jetë nga ora 10:30 dhe 18:00, të mërkurën nga ora 12:00 dhe të enjten nga ora 11:00. Stërvitjet do të udhëhiqen nga trajneri Christos Marmarinos, ku janë ftuar 17 lojtarë, e më pas lista do të shkurtohet në 12. /Gazeta Express/