Fillon restaurimi i objekteve në Janjevë - Gazeta Express
string(51) "fillon-restaurimi-i-objekteve-ne-qytetin-e-janjeves"

Arte

Gazeta Express

18/08/2022 13:21

Fillon restaurimi i objekteve në Janjevë

Arte

Gazeta Express

18/08/2022 13:21

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka filluar zbatimin e revitalizimit të qytetit të vjetër të Janjevës.

Me 1.4 milion euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe 2 milion nga Bashkimi Evropian, projekti “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse për Ringjallje Ekonomike të Janjevës” filloi zbatimin, me fokus në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurimin e ringjalljes socio-ekonomike ku parashihen ndërhyrje restauruese dhe revitalizuese në 13 shtëpi të vjetra, hartimi i Strategjisë për Zhvillim të Turizmit Kulturor dhe Natyror, fuqizimi ekonomik dhe ngritja e kapaciteteve lokale për zhvillim të qëndrueshëm lokal, e mbështetja e komunitetit përmes granteve.

Lexo Edhe:

Në vizitë në Janjevë ishin prezent kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të shoqëruar nga stafi i projektit të UNDP të cilët bënë një përditësim mbi gjendjen aktuale të projektit dhe punën që do të bëhet në vazhdim.

Si fshat multietnik, Janjeva ka rëndësi të madhe kulturore e historike, e puna në asetet e trashëgimisë kulturore në këtë vend ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e mirëfilltë kulturor e promovimin sa më të mirë të potencialit të Kosovës.

/Gazeta Express