Fillon pozicionimi i Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në Zubin Potok - Gazeta Express
string(64) "fillon-pozicionimi-i-policise-se-kosoves-dhe-kfor-ne-zubin-potok"

Fillon pozicionimi i Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në Zubin Potok

Lajme

Gazeta Express

30/05/2023 6:54

Qysh nga ora 06:30 ka filluar pozicionimi i Policisë së Kosovës dhe KFOR në komunën e Zubin Potokut.

Barrikadat e hekurta që bllokojnë çdo hyrje në komunë tashmë kanë zënë vend.

Lexo Edhe:

Nuk shihet asnjë qytetar serb i asaj komune në rrugë.

Gazetarja e T7 Arianitë Zhegrova që aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, thotë se situate aktualisht është e qetë.

Ndryshe, dje nga sulmet e protestuesve të dhunshëm serbë, të grumbulluar para objektit të Komunës së Zveçanit kanë pësuar lëndime 25 ushtarë të KFOR-it. Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali Angelo Michele Ristuccia ka thënë se sulmet e paprovokuara janë të papranueshme, e ato janë dënuar edhe nga përfaqësues të ambasadave dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare dhe të vendit. Nga brutaliteti i protestuesve më së shumti kanë pësuar ushtarët e kontingjentit italian dhe hungarez. Protesta, për të kundërshtuar kryetarët e sapozgjedhur të komunave, të hënën janë organizuar edhe në Zubin-Potok e Leposaviq