Fillon normalizimi i trafikut në urën Goce Dellcev


Gazeta Express
14 Gusht 2019 10:15

Fillon normalizimi I trafikut në urën Goce Dellcev. Kahu nga Posta deri në Pallatin e Gjykatave do të zhvillohet normal, me të treja korsitë të hapura, ndërsa krahu tjetër nga Mavrovka për në qeveri, vetëm me një korsi.

Ky kufizim do të vlejë nga sot deri në datën 19 gusht.

Ndalesat e qarkullimit bëhen për shkak të rikonstruimit të rrugëve.

Qyteti i Shkupit ka nisur riasfaltimin e shumë rrugëve njëkohësisht nëpër kryeqytet, duke shkaktuar kështu probleme në komunikacion.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart