Fillon një epokë e re në futboll: Sistemi teknologjik “SAOT” debuton sonte në Super Kupë të UEFA-së - Gazeta Express
string(96) "fillon-nje-epoke-e-re-ne-futboll-sistemi-teknologjik-saot-debuton-sonte-ne-super-kupe-te-uefa-se"

Futboll

Gazeta Express

10/08/2022 20:59

Fillon një epokë e re në futboll: Sistemi teknologjik “SAOT” debuton sonte në Super Kupë të UEFA-së

Futboll

Gazeta Express

10/08/2022 20:59

Edhe një teknologji e re në futboll.

I ashtuquajturi “Semi-Automated Offside Technology” do ta bëjë sonte debutimin e parë në Super Kupën e UEFA-së në ndeshjen Real Madrid-Eintracht Frankfurt që do të zhvillohet sonte në Stadiumin Olimpik të Helsinkut.

Lexo Edhe:

Nga korriku, FIFA kishte paralajmëruar teknologjinë e re e cila do të përdoret edhe në Botërorin Katar 2022, i cili pritet të fillojë më 21 nëntor.

Çfarë është “semi-automated offside” dhe si funksionon?

UFA dhe FIFA e filluan këtë projekt si urdhencë për të përshpejtuar vendimet e arbitrave duke çuar përpara një sistem të ri që detekton pozitën jashtëloje në mënyrë gjysmëautomatike.

SAOT, është një teknologji më shumë kamera e cila mund t’i gjurmojë lojtarët në gjymtyrët e tyre duke përcaktuar kështu në mënyrë të saktë pasimin e tyre.

“Do të këtë 10 deri 12 kamera që do të kapin 29 pikë të trupit të lojtarit 50 herë në sekond”, shpjegon ish gjyqtari dhe tani drejtor për gjyqtarët në FIFA, Pierluigi Collina.

“Një software analizon të dhënat në kohë reale, duke llogaritur perfekt momentin e pasimit dhe pozitën e lojtarit, duke e analizuar atë përmes rrjetave se a është në pozitë jashtëloje. Ka pasur thashetheme se ky është një gjyqtar robot, duket bukur, por nuk është e vërtetë”, tha ai.

“Gjyqtarët në fushë do të vazhdojnë të marrin vendim. Teknologjia gjysmë-automatike e pozitës jashtëloje përdoret kur një lojtar i cli është në ‘offside’ e prek topin. Nëse ka ndërhyrje apo interferencë gjatë lojës, atëherë vendimin e merr gjyqtari”.

“Për katër apo pesë sekonda është e pamundur por për 25 apo 20 sekonda është e mundur, e cila gjë është shumë e rëndësishme. Qëllimi është të jemi më të shpejt dhe më të saktë”.

12 kamera instalohen nën kulmin e stadiumit për ta kapur lëvizjen e topit. 29 të tjera mbledhin të dhënë që merren nga gjymtyrët dhe pjesët e trupit të cilat e përcaktojnë pozitën jashteloje.

Për më shumë, kjo informatë mund të përdoret për të krijuar imazh 3D që reflekton situatën e lojtarit në momentin kur ai është jashtëloje, e cila mund të paraqitet në video në stadiume dhe në transmetimet e ndeshjeve në TV.

“UEFA vazhdimisht është në kërkim të zgjidhjeve të reja teknologjike për ta përmirësuar ndeshjen dhe ta ndihmojnë punën e gjyqtarëve”, tha Roberto Rosetti, menaxher zyrtar për arbitrim në UEFA.

“Ky sistem inovativ do të lejojë skuadrat e VAR për ta përcaktuar më shpejt një situatë offsidi dhe më saktë, duke mos penguar rrjedhën e lojës dhe konsistencën e vendimeve. Sistemi është gati për t’u përdorur në ndeshjet zyrtare dhe do të implementohet në secilin stadium ku luhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve”. /GazetaExpress/