Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, LDK-ja nuk merr pjesë - Gazeta Express
string(57) "fillon-mbledhja-e-kryesise-se-kuvendit-ldk-nuk-merr-pjese"

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, LDK-ja nuk merr pjesë

Gazeta Express

28/05/2020 12:43

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me shefat e Grupeve Parlamentare.

Në mbledhje të kryesisë po marrin pjesë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, nënkryetarët Arbërie Nagavci, Memli Krasniqi, por nuk po marrin pjesë shefat e grupeve parlamentare e as nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala.

Lexo Edhe:

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të rishikuar për vitin 2020, Propozim-Rregullorja për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, (shpërndara me 18 maj 2020), Propozim- Rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit të Kosovës, Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020, Shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit, Mbulimi i shpenzimeve të telefonisë mobile, Harmonizimi i akteve të Administratës së Kuvendit me ligjet përkatëse.