Fillon festivali i Cannes, kështu duken disa nga yjet në tapetin e kuq


Gazeta Express
14 Maj 2019 22:29

Ka filluar me plot glamur Festivali i filmit në Cannes, ku ka spikatur në paraqitjen e parë Selena Gomez me një fustan që thekson gjoksin e saj, kurse pas saj kanë qenë edhe Tilda Swinton dhe të tjerët

Selena Gomez është dukur mjaft bukur bashkë me bashkë aktoret Tilda Swinton dhe Chloë Sevigny në premierën e filmit horror, “The Dead Don’t Die”, që do të shfaqet sonte në ceremoninë hapëse të Festivalit të Filmit në Cannes në Palais des Festivals.

Krijuesja e hitit “The Come & Get” (26) është paraqitur plot glamur, por pas saj kanë spikatur edhe aktoret e njohura Julianne Moore dhe Elle Fanning. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart