Fillimi i negociatave me BE-në është hap i domosdoshëm për Maqedoninë


load
Gazeta Express
14 Maj 2019 10:32

Fillimi i negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE është sipas meritës dhe i domosdoshëm  për nxitjen e reformave dhe mbarëvajtjes së kulturës politike në vend, është shprehur presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me shefin e delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, bën të ditur kabineti i shefit të shtetit.

“Pres nga liderët e anëtarëve të BE-së të jenë parimor dhe në përputhje me premtimet e dhëna. Ta vlerësojnë atë që është arritur dhe të mundësojnë Republika e Maqedonisë së Veriut të arrijë sukses në planin e eurointegrimeve”, ka thënë Pendarovski në takim me ambasadorin Zhbogar./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart