Filipçe u takua me infermieret nga Klinika infektive të cilat paraqitën kërkesë për dorëheqje - Gazeta Express
string(93) "filipce-u-takua-me-infermieret-nga-klinika-infektive-te-cilat-paraqiten-kerkese-per-doreheqje"

Filipçe u takua me infermieret nga Klinika infektive të cilat paraqitën kërkesë për dorëheqje

Gazeta Express

30/09/2020 11:39

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u takua këtë mëngjes me infermierët nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, për të cilat mbrëmë në rrjetet sociale u publikua se kanë paraqitur kërkesë për dorëheqje, përfshirë edhe infermieren kryesore të klinikës.

“Këtë mëngjes u takova me koleget, Zorica, Silvana dhe Divna, infermiere nga Klinika e Sëmundjeve Infektive. Ata kanë qenë në linjën e parë në luftën kundër pandemisë për shtatë muajt e fundit. Për përkushtimin dhe punën e palodhshme i falënderova shumë. Kur punohet në kushte kaq të vështira me shumë stres dhe lodhje, është e kuptueshme që ka nevojë për ndryshim që unë i kuptoj plotësisht. Sidoqoftë, këtë mëngjes i ftova për bisedë dhe biseduam për të qëndruar në Klinikë ku vlerësohet jashtëzakonisht shumë puna e tyre”, shkroi Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.

Lexo Edhe:

Ai theksoi se kanë rënë dakord pas pushimit të merituar që e kanë marrë të bisedojnë përsëri dhe të gjejnë një mënyrë për të vazhduar së bashku në betejën me Kovid 19 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

“Çdo person në shëndetësi është i rëndësishëm dhe unë do të bëj gjithçka për t’i motivuar punonjësit shëndetësorë”, përfundoi Filipçe.

Mbrëmë në rrjetet sociale u publikuan kërkesa për largim nga puna nga infermierët nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, midis të cilave edhe kërkesa nga kryeinfermierja.